Pas sulmit ndaj gazetarëve të klankosovës në Zubin Potok, ka reaguar edhe Ambasada e Italisë, e cila e ka konsideruar sulmin ndaj gazetarëve si të egër dhe njëkohësisht është solidarizuar me gazetarët e sulmuar.
Siç ka shkruar kjo ambasade në twitter, nuk ka asnjë justifikim për dhunën.
“Nuk ka asnjë justifikim për dhunën. Shënjestrimi i gazetarëve është edhe më i egër. Solidariteti ynë për ekipin e Televizionit Klan Kosova dhe të gjithë gazetarëve në terren për punën e tyre themelore”, thuhet në postimin e kësaj ambasade në Twitter./FolDrejt/