Një makinë sigurie që udhëtonte me kryeministrin australian Scott Morrison për në një tubim parazgjedhor doli nga rruga sot pasi u përplas me një automjet tjetër, duke plagosur katër oficerë policie, thanë autoritetet.
Një “automjet shoqërues” i pashënuar nga sigurimi i Morrison, i cili po shkonte në mitingun parazgjedhor, doli nga rruga pasi u godit dukshëm nga pas nga një makinë që ndërronte korsi në shtetin australian të Tasmanisë, tha policia, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.
Sipas njoftimit, në këtë aksident dy efektivë të policisë federale dhe dy policë të shtetit kanë marrë lëndime jashtë rrezikut për jetën dhe janë dërguar në spital.