Byroja Shtetërore e Hetimit të Ukrainës njoftoi se u sekuestruan apartamente, shtëpi, makina dhe toka në pronësi të kreut të këshillit politik të partisë ukrainase “Platforma e opozitës – Për jetë”, Viktor Medvedchuk dhe gruas së tij Oksana Marchenko.
Thuhet se Gjykata e Qarkut në Lviv, me sugjerimin e Byrosë Shtetërore të Hetimit dhe Prokurorisë së Përgjithshme, sekuestroi edhe 154 objekte të tjera të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të deputetit ukrainas Viktor Medvedchuk dhe gruas së tij.
Byroja Shtetërore e Hetimit saktëson se janë sekuestruar 26 makina, 30 parcela, 23 shtëpi, 32 apartamente, 17 vende parkimi dhe një motor jaht./FolDrejt/