Nga një aksident trafiku ajror në Tajvan kanë mbetur të vdekur tetë persona, prej të cilëve edhe komandanti i ushtrisë, 62 vjeçari, Shen Yi-ming.
Aksidenti ndodhi të enjten, kur helikopteri UH-60M, akoma për arsye të paqarta, humbi ekuilibrin dhe u rrëzua në malet pranë Taipeit. Gjenerali i Tajvanit, ishte duke shkuar për një vizitë te ushtarët në Yilan.
Kjo tragjedi e gjen Tajvanin pikërisht përpara zgjedhjeve të 11 janarit, kur ishulli i vogël do vendosë për qeverinë e re, por njëherësh edhe për marrëdhëniet e ardhshme me Kinën. Tajvani kërkon të pavarësoshet tërësisht nga Kina, megjithatë, kjo e fundit e kërcënon me ndërhyrje ushtarake./Foldrejt.com