Ashtu siç edhe pritej parlamenti turk ka aprovuar ndërhyrjen ushtarake në Libi. Kjo do të thotë se së shpejti ushtria turke do zbarkojë në Libi dhe me gjasë do luftojë kundër gjeneralit Haftar, i cili ka përkrahje të Rusisë, Emirateve të Bashkuara Arabe, Egjiptit dhe Francës. Mes përkrahësve të Haftar janë edhe mercenarët e njohur rus Vagner Grup.
Interesante e votimit ishte se të gjitha partitë opozitare turke kanë votuar kundër ndërhyrjes ushtarake në Libi. Andaj votimi për ndërhyrjen në Libi kaloi me 325 vota pro, si dhe 184 kundër./Foldrejt.com