Aktori dhe komediani Jim Carrey dhe shkrimtarja Margaret Atwood janë dy nga 100 personat që janë vendosur në listën e zezë të Rusisë.
Ata janë në listën e re të zezë mes 100 politikanëve, shkencëtarëve, artistëve dhe sipërmarrësve kanadezë të publikuar sot nga Ministria e Jashtme ruse.
Shumë nga kanadezët në listë janë me origjinë ukrainase dhe punojnë në organizata për të ndihmuar ukrainasit, ku isa prej tyre përfshijnë nipin e liderit të ndjerë nacionalist ukrainas, Stepan Bandera.
Ndër kufizimet e tjera, 100 personat e sanksionuar, duhet t’i nënshtrohen një ndalimi për të hyrë në Rusi.
Carrey ka shprehur vazhdimisht solidaritetin me Ukrainën, ndërsa Atwood ka marrë pjesë në protesta kundër luftës./FolDrejt/