“Gjatë shekullit të kaluar, Lufta e Dytë Botërore bëri kërdi në botë. Pas kësaj, krerët e asaj kohe bënë një përpjekje serioze për të nisur rrugën e paqes. Tani është radha jonë”, theksoi Modi.
Kryeministri indian Narendra Modi u bëri thirrje sot liderëve të Grupit 20 (G20) që të kthehen në rrugën e “armëpushimit dhe diplomacisë” në lidhje me konfliktin në Ukrainë.
Duke iu drejtuar samitit të G20 në ishullin indonezian të Balit, gjatë një sesioni kushtuar sigurisë së ushqimit dhe energjisë, Modi tha se zinxhirët e furnizimit global ishin “kolapsuar” për shkak të problemeve të shkaktuara nga ndryshimet klimatike, pandemia Covid-19 dhe lufta e vazhdueshme në Ukrainë, raporton Reuters. transmeton Fol Drejt.