Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, për herë të fundit në Kosovë ishte më 12 qershor të vitit 2019, në 20-vjetorin e shënimit të lirisë së Kosovës.
Në atë ditë ishte zbuluar busti i saj pranë Pallatit të Rinisë në Prishtinë, si shenjë falënderimi për veprimtarinë dhe kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Këtë vepër artistike e kishte zbuluar vet Albright, e shoqëruar nga ish-presidenti amerikan Bill Clinton.
Diplomates i kishte pëlqyer figura e gdhendur në bronz. Albright, ndërroi jetë sot në moshën 84-vjeçare.