Gramoz Vokrri ka publikuar listën e nënshkrimeve të klubeve të Kikës, Ulpianës dhe Prishtinës, të cilat Federata e Futbollit të Kosovës i kontestoi me arsyetimin se nuk ishin valide, duke i hapur rrugë kryetarit të tanishëm, Agim Ademit, të jetë kandidati i vetëm për kryetar të ri.
“Komisioni fantom i « pavarur » brenda FFK-së vendos të refuzojë nënshkrimet e deponuara. Një gjë të tillë e bën jashtë çdo afati dhe normë statutare”, thuhet në reagimin e Vokrrit përmes një njoftimi në Facebook.
“Kjo tregon qartë tendencën e kundër kandidatit për të eliminuar me çdo kusht konkurencën dhe frymën demokratike të këtij procesi. Në arsyetimin e FFK-së kontestohën nënshkrimet e Kikës, Ulpianës dhe Prishtinës”, shkroi tutje Vokrri, duke bashkangjitur listën e nënshkrimeve.