Rënia e çmimeve botërore të naftës është shkaktuar nga kriza bankare në SHBA, tha sot zëvendëskryeministri i qeverisë ruse, Alexander Novak. Ai beson se çmimet do të kthehen në nivelin e mëparshëm në afat të shkurtër.
“Unë besoj se rënia e çmimeve është pasojë e krizës bankare, e cila ngriti shumë rreziqe për ekonominë në tërësi. Dhe, natyrisht, tregu i naftës reagon ndaj kësaj,” tha Novak.
Sipas tij, situata është duke u përmirësuar dhe çmimet janë rikthyer disi, transmeton Fol Drejt.