Futbollisti spanjoll, Bojan Krkic, ka njoftuar sot në një konferencë për media se po tërhiqet nga futbolli profesionist.
“Mijëra lojtarë do të donin të luanin për Barcelonën dhe ne tashmë kemi të rinj që janë në ekipin e parë dhe duhet të jenë të qetë dhe të durueshëm. Trajneri që nënkuptonte më shumë për mua ishte Frank Rijkaard, jo vetëm sepse më lejoi të debutoja dhe sepse kisha vazhdimësi me të”, tha Krkić.
Sulmuesi spanjoll ka luajtur për Barcelonën, Romën, Milanin, Stoke, Ajax, Mainz, Alaves, Montreal dhe Vissel, transmeton Fol Drejt.