Tensionet në rrugët e Parisit për shkak të reformës së pensioneve të presidentit francez Emmanuel Macron mund të ndikojnë në vizitën e parë shtetërore të mbretit Charles III që kur u bë monark, shkruan BBC.
Protestuesit, duke përfshirë politikanë të opozitës, akuzuan Macron-in se ishte krejtësisht jashtë kontaktit me jetën e njerëzve të zakonshëm. Politikani francez dhe lideri i lëvizjes së majtë “Franca e Papushtuar” paralajmëroi sot mbretin Charles përpara vizitës së tij në Paris të dielën se “nuk është koha e duhur” për një vizitë shtetërore.
“Dëgjo, ne nuk kemi asgjë kundër teje këtu, por ti je mbreti i anglezëve, kjo është puna jote, por duhet të qëndrosh larg”, tha ai, transmeton Fol Drejt.