Algjeria është kategorikisht kundër çdo ndërhyrje ushtarake në Niger, njoftoi sot televizioni algjerian Enahar, duke cituar presidentin Abdelmadjid Teboun.
“Ndërhyrja ushtarake mund të ndezë të gjithë rajonin e Sahelit. Algjeria nuk do të përdorë forcën kundër fqinjëve të saj,” tha Presidenti Teboun në një intervistë për mediat lokale, raporton Reuters.
Agjencia AP raportoi të shtunën se përpara afatit për lirimin e presidentit të rrëzuar të Nigerit, Mohamed Bazum, dhe ndërhyrjes së mundshme ushtarake të Bllokut Rajonal të Afrikës Perëndimore (ECOVAS) në rast se Bazumi nuk lirohet, junta ushtarake e Nigerit kërkoi ndihmë nga grupi mercenar rus Wagner.