Pas disa ditësh reshje të dendura të shkaktuara nga tajfuni Doksuri, autoritetet në Kinën verilindore ngritën sot nivelin e reagimit në situata emergjente për shkak të rritjes së rrezikshme të nivelit të ujit të degëve të lumit Songhua.
Ministria e Burimeve Ujore e Kinës njoftoi sot se ngriti nivelin e reagimit ndaj përmbytjeve në nivelin 3 në provincat e Mongolisë së Brendshme, Jilin dhe Heilongjiang, raporton Reuters.
Në sistemin e saj të reagimit emergjent, Kina përdor katër nivele, me nivelin 1 që është më urgjenti.