Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka takuar sot gjeneralin e brigadës së Iowas, Stephen Osborn.
Hovenier ka thënë se e mbështet planin 10-vjeçar të Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’u bërë një forcë shumë-etnike, përmes një njoftimi në Twitter, përcjell Fol Drejt.
“Kënaqësi të mirëpresim gjeneralin e brigade së Iowa-s, Stephen Osborn, në Kosovë. Ne vlerësojmë partneritetin e qëndrueshëm të Iowa-s me FSK-në pasi mbështesim planin 10-vjeçar të FSK-së për t’u bërë një forcë shumë-etnike, profesionale, e ndërveprueshme nga NATO-ja për mbrojtjen territoriale”, ka shkruar Hovenier./FolDrejt/