Avokatët e Lunden Roberts, e cila është nëna e djalit të Hunter Bidenit, i kërkuan një gjykate në Arkansas të premten të urdhërojë arrestimin e Hunter Biden, djalit të presidentit amerikan Joe Biden, me të cilin Roberts ka një vajzë jashtëmartesore.
Hunter besohet se është strehuar në Bardhë për të shmangur thirrjen. Siç shkruan New York Post, Hunter Biden nuk e ka bërë përmbushjen e detyrimeve të tij financiare sipas kërkesës nga padia e ish-striptistes Lunden Roberts, nënë e vajzës së tyre jashtëmartesore katërvjeçare, Navi, prandaj avokatët kërkojnë që gjykata të caktojë paraburgimin e tij.
Roberts beson se gjykata duhet të urdhërojë ndalimin e Hunter Biden derisa ai të përmbushë urdhrat e gjykatës, transmeton Fol Drejt.