Problemet e Serbisë duhet t’i zgjidhin serbët, sepse vetë Serbia duhet të vendosë se cilat standarde i nevojiten, tha ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, shkruan Tanjug, transmeton Fol Drejt.
Të gjithë duhet të jemi më të kujdesshëm që Serbisë të mos i vendosim disa standarde dhe pastaj ta kërcënojmë nëse nuk i përshtatet, ka thënë Hill në një intervistë për “Nedeljnik”.
Ai tha se SHBA-të dhe Serbia kanë mjaft të kaluar të përbashkët që mund të quhet marrëdhënie afatgjatë, se në të ardhmen duhet të bëjnë shumë më tepër se në të kaluarën, por se do të duhet të kapërcejnë disa elemente nga e kaluara dhe të gjejnë se çfarë duan të punojnë në të ardhmen./FolDrejt/