Sot Kuvendi i Republikës së Kosovës po bën shqyrtimin e vendimit të Republikës së Kosovës për masat emergjente në furnizimin e energjisë. Për këtë fjalën e kërkoi deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, i cili nuk arrit ta përfundonte fjalimin në kohën e përcaktuar.
Mikrofoni i tij u ndalua, ndërsa deputeti me ngulm kërkonte edhe disa sekonda shtesë, derisa pati diskutime me deputetën e VV-së, Saranda Bogujevci, e cila edhe po e udhëheq seancën.
“Nuk e lëshoj seancën pa mi dhënë edhe 30 sekonda“ është shprehur ai.
Udhëheqsja e seancës, deputetja Saranda Bogujevci së pari e kritikoi atë për sjelljen e tij e pastaj ia mundësoi që ta përfundonte fjalën, transmeton Fol Drejt.