Pas renditjes së lartë të Kosovës në përmirësimin e sundimit të ligjit në rajon si e para dhe në botë si e dyta, nuk ka munguar as urimi prej ambasadorit të SHBA-ve.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff, Hovenier e ka uruar Kosovën për renditjen në mesin e vendeve të përmirësuara më së miri për sundim të ligjit.
“Urime Kosovës për renditjen në mesin e vendeve të përmirësuara më së miri globalisht dhe më të përmirësuara në rajon në Indeksin e Sundimit të Ligjit në Projektin Botëror të Drejtësisë 2022. Ky është viti i dytë me radhë që Kosova përmirëson renditjen e përgjithshme”, është shprehur ambasadori./FolDrejt/