Situata është tensionuar pak para ndeshjes së futbollit mes Ballkanit dhe Slavia Pragës që pritet të luhet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, me ç’rast janë përleshur disa tifozë çekë e kosovarë mes vete.
Kjo përleshje që ka ndodhur në sheshin “Zahir Pajaziti”, është konfirmuar edhe nga policia.
Zëdhënësi i policsë Agron Borovci e ka konfirmuar lajmin për klankosovën, ndërkohë që ka treguar se 3 persona janë shoqëruar në polici, transmeton Fol Drejt.
“Nën dyshimet për përfshirje në përleshje, policia ka shoqëruar në stacionin policor tre persona të dyshuar, një nga ta shtetas i huaj” – tha Borovci./FolDrejt/