Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka falenderuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës për strehimin e pesë gazetarëve afganë në Kosovë, transmeton Fol Drejt.
Mirënjohjen e tij Rohde e ka shprehur përmes një postimi në Twitter, me ç’rast këtë strehim ambasadori e ka cilësuar ndër tjerash si mbështetje kuptimplote për mbrojtjen e lirisë së shtypit.
“E falënderojmë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës për ofrim të strehimit në Kosovë për pesë gazetarë nga Afganistani me përkrahje të Gjermanisë në bashkëpunim me organizatat partnere AGK dhe ECPMF”, është shprehur Rohde.
“Mbështetje kuptimplote për mbrojtjen e lirisë së shtypit, kontribut i prekshëm për sigurinë e gazetarëve dhe përkushtim i qartë ndaj vlerave tona të përbashkëta. Mirënjohës për këtë bashkëpunim të rëndësishëm në kohë sfiduese”, ka shtuar tutje ai./FolDrejt/