Duke folur në tryezën me temën “Agjenda Evropiane 2022”, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka theksuar se duhet gjetur një zgjidhje e shpejtë për liberalizimin, pasi që sipas tij Kosova e ka vendin në BE.
Ai tutje ka theksuar ndihmën që Gjermania ka për Kosovën në tri fusha: në qeverisjen e mirë, agjenda e gjelbër dhe punësim.
“Për liberalizimin e vizave na duhet një zgjidhje e shpejtë. E ardhmja e Kosovës është tek BE-ja”. – ka thënë Rohde.
“Gjermania e ka mbështetur Kosovën për reforma në tri fusha strategjike, në qeverisjen e mirë, agjenda e gjelbër dhe punësim”.
“Për integrimin me BE, Gjermani ka mbështetur gjatë gjithë kohës institucionet e Kosovës. Me lejoni të sqaroj edhe një gjë, kancelari gjerman ka thënë se Ballkani është pjesë e BE-së dhe anëtarësimi i këtyre gjashtë vendeve është prioritet i politikës së jashtme të Gjermanisë” – ka shtuar ai./FolDrejt/