Numri i njerëzve të vrarë nga sulmet fatale të Rusisë në kryeqytetin ukrainas të hënën është rritur në pesë, sipas kryebashkiakut të qytetit.
“Trupi i një banori tjetër të vdekur – një gruaje e moshuar – u gjet nga nën rrënojat e ndërtesës në qendër të qytetit, e cila u godit nga një dron kamikaze rus dje në mëngjes”, tha Vitali Klitschko në Telegram, raporton CNN.
“Kjo është viktima e pestë e sulmit barbar të Rusisë në kryeqytet më 17 tetor”, tha ai.
Një grua shtatzënë dhe burri i saj ishin gjithashtu në mesin e pesë personave të vrarë në Kiev pasi Moska nisi një valë sulmesh vdekjeprurëse me dron “kamikaze” të hënën.
Operacionet e kërkim-shpëtimit janë në vazhdim./FolDrejt/