Ambasadori i Francës në Beograd, Pierre Cochard ka treguar se në dokumentin që ambasadorët e QUINT-it ia kanë dorëzuar të parit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është kërkuar që të shtyhet zbatimi i vendimit për konvertim të targave.
Duke folur për Tanjug, Cochard megjithatë ka theksuar se nuk e kontestojnë legjitimitetin e këtij vendimi dhe se bëjnë thirrje për shmangien e çdo gjëje që mund të rrisë tensionet.
“Në atë dokument, ne bëjmë thirrje për shtyrjen e zbatimit të vendimit për riregjistrimin e veturave, vendim ky që ne nuk e kontestojmë legjitimitetin dhe bëjmë thirrje për shmangien e çdo gjëje që mund të rrisë tensionet”, ka thënë Cochard për Tanjug./FolDrejt/