Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak, është tërhequr nga vendimi i tij për të mos marrë pjesë në Konferencën e 27-të të palëve të Kombeve të Bashkuara (COP27) që do mbahet në Egjipt më 6-18 nëntor dhe njoftoi se do të marrë pjesë në takim javën e ardhshme.
Në një postim nga Twitter, Sunak vuri në dukje se nuk mund të ketë prosperitet afatgjatë pa marrë masa në çështjen e klimës dhe se nuk mund të ketë siguri energjetike pa kryer investime në burime të rinovueshme, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Për këtë arsye do të marr pjesë në COP27P javën e ardhshme për të përmbushur trashëgiminë për të ndërtuar një të ardhme të vazhdueshme dhe të sigurt të Glasgow (në të cilin u zhvilluan COP26 vitin e kaluar)”, deklaroi kryeministri Sunak.
– Opozita reagoi ndaj vendimit të kryeministrit britanik
Një zëdhënës nga zyra kryeministrore britanike, në një deklaratë të bërë javën e kaluar kishte njoftuar se Sunak nuk do të shkojë në Egjipt për shkak të angazhimeve urgjente lidhur me rregulloret e tjera të brendshme të vendit përfshirë buxhetin e vjeshtës.
Sekretari i shtetit në hije për ndryshimet klimatike i partisë kryesore opozitare, Partisë Laburiste, Ed Miliband, kritikoi vendimin e kryeministrit Sunak për mos marrë pjesë në takim dhe e cilësoi atë si një vendim “të tmerrshëm”.
“Po vendosin në vështirësi mekanizmat për të kaluar në veprim për problemin më të madh me të cilin po përballemi si botë”, vlerësoi Miliband, duke theksuar se pjesëmarrja në samite të tilla është e rëndësishme.
Rebecca Newsom, një nga zyrtaret e organizatës mjedisore Greenpeace, gjithashtu ka deklaruar se “Sunak nuk e merr mjaftueshëm seriozisht ndryshimin klimatik”.
Britania vitin e kaluar priti COP-in e 26-të, që mbledh së bashku liderët botërorë çdo vit për luftën me ndryshimin klimatik./FolDrejt/