I dërguari i Mianmarit në Kombet e Bashkuara (OKB) bëri thirrje që të shpallet menjëherë zonë e ndalimit të fluturimeve nga Këshilli i Sigurimit teksa numri i të vdekurve rritet nga shtypja e dhunshme e protestave nga junta ushtarake ndaj aktivistëve pro-demokratikë.
Duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit, Kyaw Moe Tun tha se ai “fuqimisht” beson se bashkësia ndërkombëtare nuk do të lejojë që gjakderdhja masive të vazhdojë pa pushim, duke bërë thirrje të shpallet zonë pa fluturime, embargo e armëve dhe sanksione gjithëpërfshirëse që të vendosen pa vonesë.
“Veprimi juaj urgjent dhe më i fuqishëm është i nevojshëm tani”, tha diplomati, duke shtuar: “Llogaritë bankare që ndërlidhen me ushtrinë dhe anëtarët e saj duhet të ngrihen dhe të ardhurat financiare të regjimit ushtarak dhe bashkëpunëtorët e saj duhet të ndërpriten menjëherë”.