Shitësi më i madh në internet në botë – Alibaba i Kinës – është goditur me një gjobë rekord të barabartë me 2.75 miliardë dollarë (pak më shumë se 2 miliardë funte).
Rregullatorët në Kinë thanë se gjiganti i internetit kishte abuzuar me pozicionin e tij dominues në treg për disa vjet. Në një deklaratë kompania tha se e pranon vendimin dhe do të “sigurojë pajtueshmërinë e tij”.
Analistët thonë se gjoba tregon që Kina synon të lëvizë kundër platformave të internetit që mendon se janë shumë të mëdha.