Një grup i organizuar kriminal prej gjashtë personash, përfshirë një polic nga Prilepi, janë kryesorët e drogës, të cilën policia një ditë më parë e konfiskoi në rrugën Prilep-Rosoman. Ministria e Brendshme dhe Prokuroria thonë se aksioni është rezultat i hetimeve disa mujore, ndërsa grupi kriminal në fillim të muajit e kanë bërë planin.
I akuzuari i parë i cili ka qenë organizator i grupit është banor i Strumicës me iniciale D.J i cili ka gjetur blerës për marihuanën nga Greqia. Ai është dakorduar me të dyshuarin e dytë nga Shkupi dhe e kanë ruajtur drogën në vend të panjohur. Katër të tjerët kanë qenë logjistikë e dërgesës e cila dje është dashur të kalojë në Greqi. 200 kilogramë marijuanë kanë qenë të paketuara në 40 kuti kartoni.
Fillimisht janë ngarkuar në një furgon me tabela të Maqedonisë, ndërsa në vendin e quajtur Radobil janë transferuar në një furgon me tabela greke. Në këtë vend grupi është shpërndarë. Furgoni me marihuanë i shoqëruar me tri makina të tjera ka vazhduar drejtë rrugës magjistrale Prilep-Gradsko ku e ka kapur policia. Shoferi i furgonit të zbrazur është kapur në Prilep, ndërsa “truri” i operacionit është arrestuar në një pompë benzine në Gjevgjeli.
Policia gjithashtu bastisi edhe shtëpitë e gjashtë të dyshuarve. Ata gjetën një shumë të madhe parash, koleksion të orëve luksoze, piktura, dokumentacion të fabrikave për prodhimin e marihuanës për qëllime mjekësore. Të gjashtë të dyshuarit morën kallëzime penale, për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të lëndëve narkotike, njoftuan nga Prokuroria. Ministria e Brendshme nuk e mbajti konferencën e paralajmëruar për shtyp, por dërguan vetëm një deklaratë video, të cilin e kishin xhiruar vet.