Ambasadori kinez në Paris, Lu Shaye, ka deklaruar se lidhjet midis Kinës dhe Rusisë “nuk kanë kufijtë”, por armët nuk janë të përfshira.
“Kina dhe Rusia janë vende sovrane dhe kanë të drejtë të bashkëpunojnë në të gjitha fushat. Por ky lloj bashkëpunimi nuk është pa fund, prandaj Kina akoma nuk i ka ofruar armë Rusisë. Rusia nuk ka kërkuar, sepse edhe ata e dinë fundin”, citohet ambasadori Lu nga ‘South China Morning Post’, shkruan AA, transmeton Fol Drejt,
Javën e kaluar, duke folur me korrespondentët e diplomacisë në Francë, Lu qasjen e përgjithshme të Rusisë e përshkroi si “të diskutueshme”. Sipas gazetës javore, ai theksoi se të dy palët mund të kishin gjetur një zgjidhje për konfliktin përmes negociatave.
“Vetëm imagjinoni, nëse të dyja palët do të kishin arritur një marrëveshje për bisedimet e paqes në fund të muajit mars, atëherë tubacionet e ‘Rrjedhës Veriore’ nuk do të kishin shpërthyer dhe Evropa do të kishte rifituar furnizimet me gaz natyror nga Rusia, duke shpëtuar këtë krizë të energjisë”, tha Lu.
Transkripta e takimit të ambasadorit Lu me gazetarët u publikua të mërkurën në faqen e internetit të ambasadës kineze./FolDrejt/