Ditën e enjte Twitter ka bllokuar llogaritë e disa gazetarëve të profilit të lart në organizatat kryesore të lajmeve pa shpjegime duke shënuar një përpjekje nga pronari i saj i ri Elon Musk për të ushtruar autoritetin e tij të njëanshëm mbi platformën.
Llogaritë në fjalë i përkisnin Donie O’Sullivan të CNN, Ryan Mac të The New York Times, Drew Harwell të The Washington Post dhe gazetarëve të tjerë që kanë mbuluar Musk në mënyrë kritike javën e fundit, transmeton Fol Drejt.
As Musk dhe as kompania e tij Twitter nuk iu përgjigjën kërkesën për koment të enjten në mbrëmje dhe platforma nuk shpjegoi pse gazetarët u dëbuan nga platforma.
Elon Musk ka pretenduar se gazetarët kishin shkelur politikën e tij të re, duke ndarë vendndodhjen e tij fikse, në atë që ai e cilësoi “koordinata të atentatit”./FolDrejt/