Ambasadori rus në Serbi Aleksandar Bocan-Kharchenko akuzoi sot Perëndimin se “i hedh benzinë zjarrit” duke insistuar në propozimin franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, shkruan Tanjug, transmeton Fol Drejt.
Duke vënë në dukje se përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borej, “aludon qartë” se tani është e nevojshme të fokusohemi në atë propozim, Bocan-Kharchenko tha në një deklaratë të transmetuar nga ambasada ruse se “me të gjitha gjasat, Qëndrimi publik i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për këtë nuk është i rëndësishëm për të.
“Me fjalë të tjera: Perëndimi e zvogëloi tensionin e problemit të targave, të cilin Prishtina e krijoi artificialisht, por nuk e bëri për të normalizuar situatën në krahinë. Tani po i hedh përsëri benzinë zjarrit”, tha Bocan- Kharçenko./FolDrejt/