Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i shfrytëzojnë edhe 4 ditët e mbetura për të aplikuar për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje.
“Subvencionimi direkt i stufave individuale, kaldajave me biomasë, pompave termike e kondicionerëve efiçientë do t’ju ndihmojë juve të tejkaloni sa më lehtë dimrin që kemi para, por edhe sistemin tonë energjetik duke ulur konsumin. Kjo është kritike në përballjen tonë me krizën energjetike evropiane.”, ka shkruar kryeministri Kurti.
“Ju ftoj veçanërisht juve qytetarë përfitues të asistencës sociale si dhe juve nëna vetushqyese që të aplikoni e përfitoni nga kjo mbështetje e Qeverisë”, thotë ai tutje./FolDrejt/