Amerika dhe Anglia janë ndarë miqësisht, duke barazuar me rezultat 0-0 në takimin e rrethit të dytë në kuadër të Grupit B në Kampionatit Botëror “Katari 2022”.
Nga Gëzim Olluri – Fol Drejt
Në prani të 68 mijë e 463 spektatorëve loja ishte e balancuar në të dyja anët. SHBA gjatë gjithë takimit kishin dominimin e topit dhe ishin më këmbëngulës për të realizuar gol, por që nuk i konkretizuan rastet e tyre.
Në takim tjetër të Grupit B, Uellsi është mposhtur me rezultat 0-2 nga Irani. Takimet e rrethit të tretë zhvillohen më 29 nëntor nga ora 20:00. Irani përballet me Amerikën, ndërsa Uellsi luan kundër Anglisë./FolDrejt/