Euro dixhitale mund të jetë e disponueshme për tre deri në katër vjet, njoftoi sot Fabio Panetta, anëtar i bordit ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane (ECB).
Në një intervistë të publikuar sot, Panetta tha se Komisioni Evropian (KE) do të propozojë një kuadër rregullator për euron dixhitale në qershor dhe në tetor do të merret një vendim për të filluar fazën përgatitore gjatë së cilës do të zhvillohet dhe testohet kjo monedhë dixhitale, përcjell Fol Drejt.
Faza përgatitore mund të zgjasë dy ose tre vjet dhe euro dixhitale do të jetë e disponueshme pas tre deri në katër vjet, tha ai./FolDrejt/