Në mbledhjen e ditës së sotme të qeverisë është miratuar vendimi për shfuqizimin e të gjitha masave anti-Covid në Kosovë, menjëherë pasi është marrë vendimi për mbylljen e emergjences shëndetësore.
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia potencoi se autoritetet shëndetësore nuk shohin arsye që masat të jenë në fuqi duke thënë se Organizata Botërore e Shëndetësisë më 5 maj ka hequr gjendjen emergjente të shëndetit publik.
“Ministria e Shëndetësisë vlerëson se tani nuk ka më arsye për masat anti-covid dhe kështu kërkon shfuqizimin e vendimit për masat”, tha Vitia, transmeton Fol Drejt.