Apple ka prezantuar zyrtarisht modelin e ri iPhone SE, një iPhone me kosto më të ulët që fillon nga 399 dollarë me 64 GB memorie.
Modeli i ri SE ka të njëjtën formë dhe pamje si iPhone 8, që do të thotë se ka një ekran 4,7 inç, një buton ‘Home’ me Touch ID.
Është një dizajn i qëndrueshëm njëjtë si iPhone 6, i cili e bën iPhone SE në thelb gjeneratën e pestë me të njejtën pamje. Apple e njeh mirë këtë dizajn.
Në dispozicion për para-porosi do jetë këtë të Premte, 17 Prill dhe do filloj dërgimi i porosive me 24 Prill.
Do të ofrohen edhe dy modele me kapacitete 128 GB me një çmim prej 449 dollarë dhe modeli 256GB për 549 dollarë.
Modeli i ri Iphone SE ka kamerë 12-megapixel dhe do të vijë me tri ngjyra: të zezë, të bardhë dhe të kuqe.