FFK dy ditë më parë ka publikuar një listë ku sipas tyre janë të ardhurat që ata i kanë ndarë për klubet e Superligës.
Për këtë ka reaguar KF Prishtina, ku e ka demantuar Federatën duke thënë se nuk i kanë pranuar ato të holla.
Klubi më i madh kosovar njofton se 117.876.00 euro nuk i ka pranuar siç në letër e ka paraqitur FFK.
Ky është njoftimi i tyre:
Reagim
Me keqardhje duhet të themi që as në këtë kohë pandemie e në karantinim, FC Prishtina dhe anëtarët e saj nuk po mundën të qëndrojnë të qetë dhe duhet të reagojmë,
Pasi që në media ka qarkulluar një tabelë e të ardhurave nga FFK për klube, me gabim a po me vetëdije, duhet të themi se,
FC Prishtina ka pranuar 12,500.00 euro për drejtat televizive, 36,134.060 dhe 9,000.00 nga solidariteti i UEFA-s, por 14.327.00 euro klubi nuk i ka pranuar, por lojtarët dhe disa nga punëtorët e saj meqenëse klubi ka mbi 55 të punësuar, ndërsa të holla kanë pranuar 35 anëtarë të saj.
Deri këtu qëndrojmë në rregull, por në shifrën paraprake në kolonën ku figuron FC Prishtina, në kolonën 2. ku figurojnë 117.876.00 euro, klubi nuk e dinë se çka janë, as nga vijnë as nuk i ka pranuar ashtu siç dikush është ka aludon.
Andaj, kërkojmë sqarim dhe kërkim falje nga ana e FFK-s për këtë lëshim të qëllimshëm apo jo.