Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se është aprovuar marrëveshja për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton Aliu, kjo marrëveshje është në vlerë prej 38 milionë eurosh dhe përfshin linjat:
Fushë Kosovë – Han i Elezit, Fushë Kosovë – Mitrovicë, Mitrovicë – Leshak.
“ Lajm shumë i mirë që na është aprovuar marrëveshja për Rehabilitimin e Linjës Hekurudhore 10, në vlerë prej 38 milionë euro, që përfshin Linjat:
🛤️ Fushë Kosovë – Hani i Elezit,
🛤️ Fushë Kosovë – Mitrovicë, si dhe
🛤️ Mitrovicë – Leshak.
✅ Kjo marrëveshje është vazhdim i këtij Projekti që tani më është në implementim, dhe mjetet e siguruara do të përdoren për secilën linjë, varësisht nga kërkesat.
✅ Ky Projekt, do të mundësojë operimin deri në 100 km/orë në shumicën e seksioneve të linjës, rinovimin e binarëve, riparimin e tuneleve si dhe instalimin e pajisjeve të telekomunikacionit.”, ka njoftuar ministri Aliu./FolDrejt/