Janë gjetur mbetje mortore në Mitrovicë, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti policor, këto mbetje dyshohet t’i takojnë luftës së fundit në Kosovë, vitit 1999.
Bëhet e ditur se këto mbetje janë dërguar për obduksion.
“Mitrovicë 1999. Drejtoria për Hetimin e Krimeve të luftës, bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, më datën 12.07.2023 së bashku me zyrtarë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, zyrtarja nga EULEX-i, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, kanë zhvarrosur mbetje mortore të cilat janë dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./FolDrejt/