Një rast i dhunimit, që raportohet të ketë ndodhur në vitin 2019, është raportuar në polici, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në komunën e Fushë Kosovës, ndërkaq është vetë viktima e cila dje ka raportuar rastin në polici.
Siç ka njoftuar viktima, ajo ka qenë vetëm 13-vjeçe në kohën kur është dhunuar nga një i dyshuar mashkull.
Më tej bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari mashkull është intervistuar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt./FolDrejt/