Harrim vjeshte
Poezi nga Arbana Ajeti
Në fundin e kësaj vjeshte të trishtë
Harrrimin e thërras me za të permbysun.
Me t’harru du.
Çudi!
A thu a e zhbën dot njeriu?
A thu a harrohet ajo çka thuhet mos me u harru?
Po, me t’harru du.
Në kujtime s’du të jetoj!
Lakun rreth fytit boll e mbajta
Vdekjen s’e thërras dot, është kryelartë nuk vjen.
Sa herë e kam pa tu i lidhë duart e shikon ironikisht.
Djallit i ngjan.
Sa herë më sheh i ndizet gjaku me ba luftë.
Du me t’harrru se laku ngusht po ma zen fytin.
Bashkë me vjeshtën po të lë të shkosh.
Brenda meje nuk ka hapësira të qeta që bashkë me erën të hidhesh në vrapim.
Shko me vjeshtën!
Në mua ke me vdekë, në zymtësinë time do të humbësh kokën.
Jetë në mua nuk ka!
Tu e zgjidhë lakun tànd fytit u tret drita.
Errësirë vjeshte…./FolDrejt/