Sergi Roberto, mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, ka shprehur të gjithë mosbesimin e tij në fund të ndeshjes kundër Interit dje për penalltinë e mohuar ndaj katalanasve.
Këto janë deklaratat e tij të transmetuara nga “Corriere dello Sport”.
“Dukej e qartë. Shokët e mi të skuadrës që ishin atje e panë ndeshjen nga afër dhe më siguruan që ishte shumë e qartë. Prekja me dorë ishte shumë e qartë, por nuk njoftuan asgjë.
Arbitri do të ketë arsyet e tij, por ndonjëherë ata nuk dinë as se çfarë fërshëllejnë”, është shprehur Sergi Roberto./FolDrejt/