Në mënyrë që e gjithë kjo të funksionojë, nevojiten marrëveshje detyruese me vendet e origjinës dhe tranzitit dhe punëtorëve u ofrohen më shumë rrugë ligjore për të arritur në Evropë, sipas kancelarit gjerman.
Kancelari gjerman Olaf Scholz, në një intervistë për El Pais, konfirmoi se Gjermania ka një problem me fuqinë punëtore dhe komentoi se çfarë lloj politike të përbashkët migracioni do të dëshironte të shihte në Evropë.
“Evropa është destinacioni i dëshiruar për miliona njerëz në mbarë botën. Ne mund të jemi krenarë për këtë, sepse kjo tregon se ne po bëjmë shumë gjëra siç duhet dhe se vlerat evropiane janë tërheqëse. Një gjë është e qartë: ne kemi nevojë për emigracion. Ne e shohim këtë tani në të gjitha vendet ku ka mungesë të punëtorëve të kualifikuar: për shembull, në aeroporte, në spitale dhe në punishte,” tha kancelari gjerman.