Kombëtarja e Argjentinës ka mposhtur 7:0 Curaçaon në një ndeshje miqësore, e cila u luajt në Santiago del Estero.
Ndër golashënues të tjerë, kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, shënoi një tregolësh në pjesën e parë. Ai shënoi në minutat e 20-të, 33-të dhe 37-të. Me këtë tregolësh, Messi ka shënuar 102 gola në fanellën e kombëtares. Ai u bë lojtari i tretë në histori, që shënoi minimalisht njëqind gola në fanellën e kombëtares. Argjentinasi është pas portugezit Cristiano Ronaldo (122) dhe iranianit Ali Daei (109).
Gola në stadiumin Santiago del Estero shënuan edhe Nicolas Gonzalez në minutën e 23-të, Enzo Fernandez në minutën e 35-të, Angel di Maria në minutën e 78-të nga penalltia dhe Gonzalo Montiel në minutën e 87-të, transmeton Fol Drejt.