Hungaria do të vonojë pranimin e Suedisë në NATO për shkak të kritikave nga Stokholmi ndaj politikave të kryeministrit Viktor Orban, njoftoi sot qeveria hungareze.
Zëdhënësi Zoltan Kovac tha se tejkalimi i hendekut kërkon përpjekje nga të dyja palët, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’iu bashkuar aleancës ushtarake NATO-s vitin e kaluar, pas sulmit rus në Ukrainë, por procesi u ndalua nga Hungaria dhe Turqia./FolDrejt/