Autoritetet indoneziane kanë arrestuar 12 persona, duke përfshirë një oficer policie dhe një zyrtar të emigracionit, të cilët akuzohen se kanë kontrabanduar 122 persona në Kamboxhia për të shitur veshkat e tyre, thanë sot zyrtarët.
Ata akuzohen për shkelje të ligjeve të Indonezisë për trafikimin e qenieve njerëzore dhe nëse dënohen, ata përballen me 15 vjet burg dhe një gjobë prej rreth 40,000 dollarë, tha Reuters.
Ata akuzohen për rekrutimin e njerëzve në të gjithë Indonezinë përmes mediave sociale dhe dërgimin e tyre në Kamboxhia për transplantim të veshkave, tha drejtori i Njësisë së Hetimit Kriminal të Policisë së Xhakartës, Hengki Haryada./FolDrejt/