Bashkimi Evropian njoftoi se sot vendosi sanksione të reja kundër Iranit për shkak të mbështetjes ushtarake për Rusinë dhe Sirinë.
BE-ja ka krijuar një “kornizë të re për masat kufizuese” që ndalon eksportin në Iran të komponentëve të përdorur në ndërtimin dhe prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot, sipas një deklarate nga Bashkimi Evropian, raporton Reuters.
Shtohet se Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur të përfshijë gjashtë individë iranianë në listën e individëve të sanksionuar në kuadër të dy regjimeve ekzistuese të sanksioneve që lidhen me mbështetjen ushtarake të Iranit për luftën e agresionit rus kundër Ukrainës (në formën e dronëve) dhe regjimit sirian (në formën e sistemeve kundërajrore)./FolDrejt/