Forcat izraelite kanë arrestuar 21 palestinezë në disa qytete të Bregut Perëndimor të pushtuar, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, forcat izraelite arrestuan palestinezët në Jenin, Nablus, Tulkerem, Ramallah dhe Al-Khalil.
Një nga palestinezët, Enver Isam Adil Abdulghani, u arrestua pasi u plagos nga plumba të vërtetë në përleshjet në Tulkerem.
Autoritetet izraelite nuk kanë komentuar ende për rastin.
Forcat izraelite bastisin shpesh shtëpitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor dhe arrestojnë palestinezë me akuza të ndryshme.