Qindra persona të prekur nga stuhia e rërës janë shtruar në spital në provincën Sistan-Baluchistan në juglindje të Iranit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas agjencisë së lajmeve Tesnim, shefi i urgjencës në Sistan-Baluchestan, Majid Muhibbi, dha informacione mbi këtë çështje.
“Nga stuhia që vazhdon prej 120-ditësh, 488 njerëz u dërguan në spitalet në qytetet Zabul, Zehek, Hamun, Hirmend dhe Nimruz në veri të Sistan-Baluchistanit”, tha Muhibbi.
Duke u shprehur se stuhia e rërës në rajon pritet të zgjasë një javë, zyrtari iranian rekomandoi që njerëzit, veçanërisht pacientët, fëmijët dhe të moshuarit, të mos dalin jashtë nëse nuk është e nevojshme dhe të përdorin maska.
Thuhet se diapazoni i dukshmërisë është ulur në 300 metra në Zehek dhe në Zabul në 700 metra.