Dy deputetë senegalezë të opozitës janë arrestuar për sulmin e dyshuar të koleges së tyre shtatzënë në parlament në fillim të këtij muaji.
Pason kaosin që shpërtheu gjatë një debati për buxhetin në parlament, në skenat që u transmetuan në televizion. Videoja e përleshjes është shpërndarë shumë në rrjetet sociale, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
Massata Samb thuhet se ka goditur me shuplakë deputeten femër, Amy Ndiaye Gniby, pasi ajo e ka tallur atë gjatë debatit.
Ajo hodhi një karrige ndaj tij përpara se një tjetër deputet, Mamadou Niang, ta shkelmonte në stomak pasi ajo u shty në tokë.
Të dy Samb dhe Niang janë arrestuar dhe akuzohen për shkaktim vullnetarisht të lëndimit, tha avokati i tyre për agjencinë e lajmeve Reuters, duke shtuar se ndalimi shkeli imunitetin e tyre parlamentar.
Ata pritet të dalin para gjykatës të hënën./FolDrejt/